Flash

Fraza "personale" mbi -15 e Juventus: Sandulli vetëpezullohet nga Kolegji i Garancisë

Lapsi.al 13 February 2023
Fraza "personale" mbi -15 e Juventus: Sandulli vetëpezullohet nga

Në rastin e plusvalencave të Juventus, Piero Sandulli u vetëpezullua nga roli i zëvendëspresidentit të seksionit të dytë të Kolegjit të Garancisë në sport. Pak javë më parë gjykatësi kishte lëshuar disa deklarata në shtyp. Të gjitha në lidhje me dënimin që e zbriti Juventusin me -15 në kampionat. Deklarata që Kolegji i Garancisë në Coni i kishte specifikuar në një shënim të datës 3 shkurt se ishin "personale".

Gjatë intervistave, Sandulli hyri shumë në specifikat e dënimit të Gjykatës Federale të Apelit. Në lidhje me penalizimin e Juventus me - 15 pikë, ai evidentoi shumë pika të forta, si listimi i shoqërisë në bursë. E vetëm një pikë të dobët: argumentimi i pakët për masën e dënimit.

Lexo më tej: Juventus, dalin përgjimet e reja të hetimit Prisma: “Ishim arrogantë, nëse blinim një qen i jepnim 3.5 milionë”

Një ekzaminim nga një ekspert dhe jurist veteran, që gjithsesi sikletosi Kolegjin e Garancisë. Kjo për faktin se u bë para gjykimit të vetë Kolegjit. Nga këtu erdhi edhe vendimi i Sandulli për të pezulluar veten. Një situatë që gjithsesi nuk e ndryshon ankthin e bardhezinjve për vendimin që do të merret nga Kolegji. Juventus ka varur shumë shpresat te Coni, se cështja do të kthehet për rigjykim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI