Flash

Gjermania: Vizë brenda 5 ditësh për turqit e prekur nga tërmeti

Lapsi.al 13 February 2023
Gjermania: Vizë brenda 5 ditësh për turqit e prekur nga

Të prekurit nga tërmeti në Turqi do të mund të vijnë shpejt dhe pa shumë burokracira tek të afërmit në Gjermani. Për këtë ata kanë nevojë për një vizë të vlefshme. Nga Ministria e Jashtme gjermane njoftohet, se pritet që koha e përpunimit të vizës të jetë 5 ditë, nëse paraqitet pasaporta turke dhe të gjitha dokumentet e kërkuara janë të plota. Sipas njoftimeve në media nga dita e hënë (13.02.) jepen viza në të gjitha përfaqësitë gjermane në Turqi. Për këtë është shtuar personeli i përfaqësive konsullore.

Njerëzit nga zonat e katastrofës mund të qëndrojnë tre muaj tek të afërm të shkallës së parë ose të dytë në Gjermani. Dhënia në formë të përshpejtuar e vizave do të jetë për ata që janë të prekur rëndë nga tërmeti: kur janë të pastrehë apo kanë lëndime që duhen trajtuar. Ajo që dihet është se familjet pritëse duhet të nënshkruajnë një deklaratë, ku të tregohen të gatshëm, se do të marrin përsipër të gjitha shpenzimet: ato të jetesës, trajtime eventuale në spitale dhe kthimin e mëvonshëm. Edhe personat që kanë humbur pasaportën gjatë tërmetit, duhet të ndihmohen.

Për këtë janë duke u zhvilluar bisedime me autoritetet turke, thuhet nga Ministria e Jashtme në Berlin. Për të prekurit nga tërmeti në Siri sigurimi i vizës është më i komplikuar. Ata duhet të shkojnë në përfaqësitë jashtë në Aman, Bejrut apo Stamboll. Ambasada gjermane në Damask mbetet e mbyllur. /DW

Të këshilluara

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme...

22:14

Berisha: Unë jam përgjuar nga Obama

Kreu i Partisë Dekoratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë një nga personat e përgjuar gjatë administratës “Obama”. I ftuar në “Top Story”, Berisha u shpreh...

21:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI