Flash

I anulloi golin në minutën e fundit, makthi i Castrovilli dhe së shoqes: “Më ngatërroi me arbitrin në gjumë”

Lapsi.al 13 February 2023
I anulloi golin në minutën e fundit, makthi i Castrovilli dhe së

VAR mund të bëhet një makth, pyesni Gaetano Castrovilli për informacion. Mesfushorit të Fiorentinës iu anulua goli i barazimit për 2 milimetra, në ndeshjen mes Juventus dhe Fiorentinës. Një gëzim i mbytur që me sa duket ishte i vështirë për t'u harruar. Por jo vetëm për të, por edhe për bashkëshorten Rashel Risaliti. Vajza ishte viktimë indirekte e agonive të mbrëmjes së bashkëshortit. E episodi që u zhvillua gjatë natës ishte vërtet interesant.

Nëse të anulojnë një gol në minutën e 90', hidhërimi është i madh. Nëse më pas e anulojnë në Juventus-Fiorentina me dy milimetra, është një torturë. Për Castrovilli, VAR është kthyer në një makth, aq sa e ka përndjekur edhe kur flinte. Bashkëshortja e tij Rachele Risaliti ka rrëfyer episodin përmes profilit të saj në Instagram: “Gjithsesi sonte po mendonte për VAR dhe golin e anuluar. E pa të arsyeshme të më jepte dy shuplaka në gjumë. Ai mendoi se isha arbitri, unë e habitur”.

Lexo më tej: Fiorentina protestoi për episodin e fundit, Szczesny ironizon: “Zakonisht golat në të 90′ na i anulojnë ne”

HISTORITË E POSTUARA NGA GRUAJA E CASTROVILLI

Pas publikimit të rrëfimit të Rashel Risaliti, që rrëfeu ngjarjen me elegancë, u ngritën polemika. Sepse në vend të episodit të vërtetë u mendua përcjellja e një mesazhi tjetër. Ka nga ata që u ndalën tek shuplakat, duke hipotezuar probleme inekzistente. Kjo gjë bëri që çifti të saktësonte se ishte një episod i thjeshtë ironik. Por duke i ftuar mediat të mos shkruanin "marrëzi".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI