Flash

Komentatorët amerikanë quajtën rus ukrainasin Malinovskyi: gruaja e tij vërsulet ndaj tyre

Lapsi.al 13 February 2023
Komentatorët amerikanë quajtën rus ukrainasin Malinovskyi: gruaja
Një gafë në transmetim direkt. Gjatë ndeshjes ndërmjet Olympique Marseille dhe Clermont, komentatorët amerikanë e quajtën Ruslan Malinovskyi një "rus". I kuptueshëm zemërimi i ukrainasit dhe gruas së tij. Ruslan Malinovskyi iu bashkua Olympique Marseille në janar pas përvojës së tij te Atalanta. Ukrainasi ka luajtur 6 ndeshje duke shënuar 1 gol (përcaktues për fitoren ndaj PSG). Por gjatë ndeshjes së fundit, të luajtur në Clermont ukrainasi ishte në qendër të një gabimi të rëndë nga komentatorët amerikanë. Në goditjen e dënimit të ekzekutuar nga ukrainasi, komentatorët e kanalit Bein Sports USA e quajtën atë “rus”. Më pas ata e rritën dozën, duke vazhduar të thonë: “Topi pothuajse ka mbërritur në Moskë, dukej si një Sputnik”.

MALINOVSKYI E GRUAJA E TIJ TËRBOHEN

Të nesërmen në mëngjes erdhi përgjigja e acaruar nga futbollisti ukrainas. Malinovskyi shkroi në Twitter: "Si është puna Phil Schoen dhe Bein Sports USA?" Bashkëshortja e tij Roksana nuk ngurroi të sulmonte, duke shkruar në Instagram: “WTF?? Rus?? Këta njerëz të paaftë nuk duhet të komentojnë ndeshje të tilla… Sa keq”. Ngatërrimi i ukrainasve me rusë në këtë moment historik është një gabim i rëndë dhe zemërimi në shtëpinë e futbollistit është më se i kuptueshëm.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI