Flash

Përhapën dezinformata për tërmetin, 14 të arrestuar në Turqi

Lapsi.al 13 February 2023
Përhapën dezinformata për tërmetin, 14 të arrestuar

Policia në Turqi ka arrestuar 14 qytetarë që dyshohet se kanë përhapur dezinformata rreth tërmetit.

Në një deklaratë të bërë të hënën, policia turke njoftoi se 475 përdorues “kanë shpërndarë përmbajtje provokuese” në mediat sociale në lidhje me tërmetin.

Sipas policisë, qëllimi i tyre ishte që të shpërndanin frikë dhe panik mes qytetarëve.

“Detaje rreth tyre u janë kaluar njësive relevante dhe në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Kryeprokuroria Publike janë ndaluar 56 persona, 14 prej të cilëve janë arrestuar”, thuhet në njoftim.

Policia turke bëri po ashtu të ditur se ka mbyllur gjithashtu 41 faqe interneti dhe se ka trajtuar katër llogari të platformave të mediave sociale “që kërkonin para nga qytetarët duke përdorur ose imituar emrat e institucioneve qeveritare”.

Kujtojmë se të mërkurën e kaluar, qasja në platformën e mediave sociale Tëitter u kufizua nga autoritetet turke pas tërmetit dhe më pas aksesi u rikthye.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI