Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Rihanna, nënë për herë të dytë

Lapsi.al 13 February 2023
Rihanna, nënë për herë të dytë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të dytë, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Hollywood Reporter.

Lajmi vjen vetëm pasi këngëtarja ndezi thashethemet për shtatzëninë gjatë shfaqjes së saj të pjesës së parë të Super Bowl LVII ndërsa kishte veshur një jumpsuit të kuq. Ky do të jetë fëmija i dytë për Rihannën dhe të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky.Çifti, i cili filloi lidhjen në fund të vitit 2020, tashmë ka një djalë 8-muajsh, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.

Babai i themelueses së Fenty Beauty, Ronald Fenty, i tha Page Six javën e kaluar se vajza e tij "e do" mëmësinë. "Ajo është një nënë shumë  mbrojtëse," tha ai .Ronald gjithashtu  zbuloi se Rihanna kishte kaluar nëpër "disa emra" për djalin e saj përpara se të zgjidhte një. "Do më vrasë nëse ju them!" bëri shaka ai.

Artistja nga ana tjetër  tha në një konferencë shtypi para "Super Bowl" javën e kaluar se që kur u bë nënë, ajo ndjehet sikur "mund të përballet me botën". "Kur mora për herë të parë ftesën për ta bërë sërish këtë vit, thashë me vete; ‘Je e sigurt?  Mund të pendohem për këtë”, kujtoi ajo. “Por kur bëhesh nënë, ka diçka që ndodh. Ndihesh sikur mund të përballesh me botën. Mund të bësh gjithçka. Dhe Super Bowl është një nga skenat më të mëdha në botë.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Publikohet traileri i 'Fast X'

Vin Diesel dhe Fast & Furious janë kthyer në veprim. Të Premten, Universal Pictures debutoi trailerin e parë për Fast X. Në vazhdim luan Diesel përsëri s...

14:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI