Flash

“Shtëpia e bardhë”: Nuk kemi shenja se po mbërrijnë alienët

Lapsi.al 13 February 2023
“Shtëpia e bardhë”: Nuk kemi shenja se po

Një avion luftarak amerikan rrëzoi një “objekt të paidentifikuar” mbi liqenin Huron të dielën me urdhër të presidentit Joe Biden nga "Shtëpia e bardhë". Ky ishte rasti i katërt brenda 8 ditësh dhe reagimi i fundit ushtarak në një situatë të jashtëzakonshme episodesh të tilla të njëpasnjëshme në hapësirën ajrore të SHBA-së. Zyrtarët e Pentagonit besojnë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në kohë paqeje.

Një nga arsyet për goditjen e objekteve ishte balona e përgjimit nga Kina që përshkoi hapësirën ajrore të SHBA-së në fund të janarit, tha në një konferencë me gazetarët gjenerali Glen VanHerck, kreu i Komandës Veriore të SHBA-së. Që nga rrëzimi i balonës më 4 shkurt, avionët luftarakë kanë goditur objekte mbi Kanada dhe Alaskë. Zyrtarët e Pentagonit thanë se këto objekte nuk përbënin kërcënime për sigurinë, por dihej aq pak për to, saqë zyrtarët e Pentagonit nuk përjashtonin asgjë, madje as UFO-t.

Por Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, nisi konferencën për shtyp të së hënës, duke sqaruar se SHBA-ja nuk është e shqetësuar për një prezencë të jetës aliene apo jashtëtokësore.

"Unë thjesht doja të sigurohesha që ta adresojmë këtë nga Shtëpia e Bardhë. E di që ka pasur pyetje dhe shqetësime në lidhje me këtë, por nuk ka asnjë tregues të alienëve ose aktivitetit jashtëtokësor me rrëzimet e fundit të objekteve” - tha Jean-Pierre.

“Doja të sigurohesha që populli amerikan ta dinte këtë. Dhe është e rëndësishme për ne që ta thoshim këtë nga këtu, sepse kemi dëgjuar shumë për këtë”, - tha zyrtarja e lartë duke shkaktuar të qeshura tek gazetarët në dhomën e informimit.

Ajo bëri shaka se "e pëlqente filmin “ET”, përpara se t'ia linte podiumin koordinatorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby. SHBA tha se po punon ende për të përcaktuar natyrën dhe qëllimin e objekteve fluturuese që janë rrëzuar së fundmi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI