Flash

Video/ Allegri i tërbuar me reagimin e Chiesa, pastaj grindet me një tifoz për Kean: "Çfarë dreqin ke, qepe"

Lapsi.al 13 February 2023
Video/ Allegri i tërbuar me reagimin e Chiesa, pastaj grindet me një
Juventusi fitoi ngushtë ndeshjen kundër Fiorentinës në Stadium, por Massimiliano Allegri u tërbua në minutat e fundit të ndeshjes. Ishte një ndeshje e tensionuar mes bardhezinjve dhe violave, si në fushë ashtu edhe në pankinë. Shumë mundësi të pashfrytëzuara nga Juve dhe rreziku për të pësuar një barazim në fund nxorri nga vetja teknikun Allegri. Shenja e parë e nervozizmit të trajnerit erdhi kur Federico Chiesa u zëvendësua. Lojtarit nuk i pëlqeu zgjedhja e trajnerit dhe doli pa dëshirë duke tundur kokën dhe duke përsëritur “jo”. Për këtë arsye tekniku iu kthye me tone mjaft të larta. Në fund, të ndeshjes Fiorentinës iu anulua një gol i Castrovilli. E ndërsa arbitri kontrollonte me VAR pozicionin e parregullt të Ranierit, Allegri u tërbua në pankinë. Ulërima e kritika gjithë skuadrës, duke vrapuar sa para prapa. Në fund të ndeshjes, trajneri livornez ishte në qendër të debatit edhe me një tifoz bardhezi. Me gjeste, Allegri iu drejtua personit që po fishkëllente disa lojtarë. Pas ndeshjes Allegri e komentoi incidentin: “Më vjen keq sepse shumica e tifozëve e kuptojnë momentin dhe na mbështesin. Pastaj është dikush që, për shkak se vendos që dikush nuk vlen pa lidhje, vjen me idenë që futet e duhet fishkëllyer”. Lexo më tej: Video/ Juventusit i anulohet dyfishimi, Fiorentinës barazimi në shtesë: Rabiot i jep fitoren Allegrit “Kean, De Sciglio, ndonjëherë Paredes, janë lojtarë të Juventusit dhe në këtë moment të gjithë janë të nevojshëm. Më vjen keq që dikush vjen në stadium me idenë se luan ai: ta fishkëllej. Luan ai tjetri: ta fishkëllej. Mendoj se është mungesë respekti për një grup djemsh që po bëjnë gjëra të mira në një moment të vështirë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI