Flash

VIDEO LIVE/ Nis protesta e opozitës para parlamentit

Lapsi.al 13 February 2023
VIDEO LIVE/ Nis protesta e opozitës para parlamentit

Policia ka rrethuar parlamentin para nisjes së protestës së opozitës, që ka thirrur një tubim jashtë kuvendit. Protesta vjen pas refuzimit të Ramës për t'ju përgjigjur interpelancës së opozitës në lidhje me çështjen "McGonigal". Në seancën e kaluar disa deputetë të opozitës u përjashtuan nga mazhoranca.

Kryeministri Rama nuk pritet të jetë në seancën e sotme, pasi në orën 17:00 ka planifikuar një takim me kryeministrin e Bavarisë.

Gjatw mbledhjes me grupin parlamentar, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh: "Sot është thirrur një protestë tek parlamenti, zëri ynë do të jetë brenda parlamentit, jashtë parlamentit. Nuk kemi asnjë qëllim përveç se një thirrje për çdo qytetar shqiptar, një apel, kushtrim se në këtë parlament sot nuk respektohet asnjë e drejtë e opozitës. Se ky parlament bën gjithçka që opozita ta bojkotojë atë, por opozita nuk e bojkoton parlamentin, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe atyre që e kanë votuar"

Deputetët socialistë kanë pasur porosi të hyjnë në sallën e kuvendit para orës 16:30 për të shmangur incidentet me simpatizantët e opozitës. Video live më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=jYauR6p6gy0

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI