Flash

Video/ Mensah i kthen buzëqeshjen Colella-s: fitorja e parë e 2023-it vjen në fushën e 'tersit'

Lapsi.al 13 February 2023
Video/ Mensah i kthen buzëqeshjen Colella-s: fitorja e parë e 2023-it

Fitorja e parë e vitit 2023 vjen në fushën e tersit për Partizanin, që shkon të impnohet 0-1 në Ballsh. Kundër Bylis vendosi një gol i Mensah, që i dha fund serisë prej 5 ndeshjesh pa sukses për të kuqtë. Colella mund të marrë frymë, skuadra e tij rikthehet 3 pikë nga vendi i parë, në javën e 21 të Superiores.

Të ngarkuar psikologjikisht, lojtarët e Partizanit e dinin se nuk mund të gabonin, pas humbjes së kryesuesve një ditë më parë. Në Ballsh kryeqytetasit e nisën të kujdesshëm, por të parë sjelljen e skuadrës së Shensoi. Tekniku i ballshiotëve luajti me agresivitetin e zakonshëm të ndeshjeve në shtëpi, por pa dalë në aventurë. Në fakt, portierët nisën të drithërohen vetëm në fundin e pjesës së parë. Cara i vetëm, përballë Teqjas nuk shënoi në minutën e 43 e portieri i huazuar nga të kuqtë rezistoi edhe në goditjen e Matondos pak sekonda më vonë.

Bylis ishte në pritje, me shpresën se një kundërsulm mund t'i nxirrte fitues. Vetëm se shumë inistiativë një skuadre me kualitete si Partizani nuk është një ide e mirë. Lojtarët e Colella u shtynë përpara më me bindje, duke gjetur golin në minutën e 77’. Mensah, i ardhur nga stoli për të zëvendësuar Carën, vendosi ndeshjen duke devijuar para Teqjas.

[video width="920" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/Mensah-gol.mp4"][/video]

Kështu Partizani futet sërish në garën për titull, duke shkuar në kuotën e 34 pikëve. Skuadra e italianit Colella kap sërish Vllazninë, duke qendruar tre distanca larg Tiranës kryesuese. Bylis, në anën tjetër, vazhdon të jetë në vendin e 9 me 23 pikë, duke luftuar për mbijetesë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI