Flash

Denoncimi/ Në Turqi po shemben ndërtesa me njerëz brenda

Lapsi.al 14 February 2023
Denoncimi/ Në Turqi po shemben ndërtesa me njerëz brenda

Zjarrfikësit e Valladolidit, pjesë e ekipit spanjoll të shpëtimtarëve që mbërritën në Turqi pas tërmetit, raportuan gjatë kthimit në shtëpi se disa ndërtesa po shemben para se të përfundojë rikuperimi i të mbijetuarve.

Adiyaman ishte një nga qytetet më të goditura nga tërmeti. Njëri prej tyre tregoi zhgënjimin kur pa se po rrëzoheshin ndërtesa gjysmë të shkatërruara të konsideruara si të rrezikshme edhe pse nën rrënoja mund të kishte edne njerëz. Ai tregoi rastin e një ndërtese ku dihej se kishte 180 banorë dhe vetëm 10 ishin shpëtuar. Megjithatë ndërtesa u shemb nga autoritetet pasi thanë se ishte e rrezikshme.

Kryqi i Kuq Spanjoll po organizon dërgimin e mbi 105 tonëve ndihma humanitare drejt Turqisë dhe Sirisë. Sipas drejtorit të Njësisë së Emergjencave, Iñigo Vila, “do të dërgohen 2 950 cisterna 20-litroshe për transportin e ujit të pijshëm, 3 800 batanije leshi, 2 200 batanije termale, 15 700 fletë plastike dhe 4 400 komplete kuzhine”.

Këto materiale janë pjesë e stoqeve që Kryqi i Kuq ka përgatitur për situata emergjente në magazinat e tij në Katalonjë, Valencia, Madrid dhe Ishujt Kanarie, nga ku materialet po organizohen për t'u dërguar sa më shpejt. Dërgesa duhet të jetë gati deri në fund të javës. Linja ajrore Vueling do të bashkëpunojë në transportin e këtyre mallrave, duke u kujdesur që gati 10 tonë material të shkojë sa më shpejt në Turqi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI