Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Gerard Pique zbulon detaje nga lidhja me Clara Chia Marti

Lapsi.al 14 February 2023
Gerard Pique zbulon detaje nga lidhja me Clara Chia Marti

Gerard Pique ka zbuluar se e dashura e tij e re, Clara Chia Marti, ka në kontroll veshjet e tij. Në një intervistë me transmetuesin spanjoll Ibai Llanos, ai pranoi se ajo zgjedh veshjet e tij.

“E vërteta është se unë shkoj me të dashurën time në dyqane dhe ajo i blen ato për mua,” pranoi Pique për 23-vjeçaren Marti. "Unë jam  si një kukull." Vitin e kaluar, fansat u tronditën kur mësuan se ai dhe gruaja Shakira ishin ndarë për shkak të tradhtisë së tij të supozuar në qershor.Dyshja fillimisht u takuan në vitin 2010, kur atleti u shfaq në videoklipin e  "Waka Waka (Këtë herë për Afrikën)", e cila ishte kënga zyrtare për Kupën e Botës.

Thuhet se artistja mësoi për lidhjen e tij nga një kavanoz reçeli, pasi kuptoi se reçeli i tyre vazhdonte të zhdukej ndërsa ajo ishte larg për punë - edhe pse Pique dhe fëmijët e tyre Milan, 10 dhe Sasha, 7 nuk e pëlqenin.

Ajo aludoi në mënyrë të famshme për situatën  në videoklipin e saj "Te Felicito" dhe ka vazhduar të bëjë dedikime për Gerard që atëherë. Madje publikoi një këngë diss, të titulluar "BZRP Music Session #53" për ish-in e saj. “Kjo është që ti të mbytesh, të përtypësh e të gëlltisësh, / Nuk do të kthehem me ty, as nëse qash, as nëse më lutesh”, thuhet në tekstin e këngës. "Unë isha jashtë ligës tënde."

Edhe pse ish-çifti u nda miqësisht në qershor 2022, gjërat morën një kthesë për keq pasi pamjet e vjetra të Zoom treguan Piqué dhe Marti së bashku në vitin 2021 ndërsa krijuesja e hitit "Hips Don't Lie" ishte ende në lidhje me futbollistin./Lapsi.al

Të këshilluara

Megan Fox dhe Muchin Gun Kelly drejt ndarjes

Megan Fox thuhet se është "shumë e mërzitur" me Machine Gun Kelly pas një sherri gjatë fundjavës. Një burim ka treguar për 'People' se aktorja nuk flet për m...

15:41

Jessie J zbulon gjininë e foshnjës

Jessie J ka zbuluar së fundmi gjininë  e fëmijës së saj të parë përpara se të ecte në tapetin e kuq të BRIT Awards 2023. “Sa herë që e luaj ose e këndoj, ai ...

16:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI