Flash

Goditet një grup i kokainës në Austri, pjesë e bandës edhe shqiptarë

Lapsi.al 14 February 2023
Goditet një grup i kokainës në Austri, pjesë e bandës

Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Austri. Rreth 1.3 kg kokainë janë kapur pas një aksioni të kryer nga autoritetet në vend..

Një ekip prej pesë personash nga Austria, sirianë dhe shqiptarë të Kosovës kontrabandonin kokainë nga Holanda në Burgenland dhe Styria. Vlera e kokainës së kapur shkon në rreth 260,000 euro.

Policia e qarkut Gussing në bashkëpunim me zyrën e policisë kriminale të Shtetit dhe Prokurorinë kanë finalizuar operacionin kundër krimit të organizuar të

Operacioni u finalizuar me goditjen e një transporti kokaine nga Holanda nëpërmjet Belgjikës, Gjermanisë për të përfunduar në Austri, ku edhe u godit.

Kreu I policisë së qarkut ka thënë se nuk e prisnin që operacioni të merrte përmasa të tilla, kaq të mëdha, pasi 22 blerës droge nga rrethet e Güssing, Jennersdorf, Oberëart, Styria Juglindore dhe Hartberg/Fürstenfeld u hetuan dhe u raportuan sipas Aktit të Narkotikëve.

Kokaina ishte e mbështjellë me plastikë.

Hetimet janë duke vazhduar përmes një korrespondence të Interpolit në Belgjikë. Për rrethin Güssing, është zbulimi më i madh i kokainës i të gjitha kohërave.

Të këshilluara

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit

Është shtyrë për në datë 21 shkurt seanca e radhës për inceneratorin e Elbasanit pasi të pandehurit kërkuan pushimin e akuzave. Mësohet se në të njëjtën datë...

16:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI