Flash

Jankto deklaroi homoseksualitetin, ish-e fejuara: "Krenare për të"

Lapsi.al 14 February 2023
Jankto deklaroi homoseksualitetin, ish-e fejuara: "Krenare për

Dalja hapur e Jakub Jankto se është homoseksual shënoi një kthesë epokale në botën e futbollit. Të shumtë mesazhet që përkrahën ish-mesfushorin e Udinese dhe Sampdoria dhe guximin e tij. “Është një ditë e rëndësishme”, shkroi Neymar në rrjetet sociale. Më pas erdhi mbështetja e FIFA-s dhe UEFA-s (“Futbolli u përket të gjithëve”). E në fund, por jo për nga rëndësia, fjalët e Markéta Ottomanská, ish-partnerja e Jankto, me të cilën futbollisti kishte një djalë trevjeçar.

"Është historia e Kuby, rrëfimi i tij - tha ajo për faqen çeke Idnes.cz -. Jam krenare që mundi të mbledhë forcat për të dalë publikisht. Ai është futbollisti i parë aktiv që e ka bërë të ditur. Ndoshta vetëm ata që kanë përfunduar karrierën e tyre e kanë pranuar. Të gjithë të tjerët e mbajnë sekret. Ata kanë frikë nga ajo që thonë njerëzit."

Ish-partnerja, historia me të cilën përfundoi në vitin 2021, nuk ka dashur të japë shumë detaje për momentin e deklarimit private/familjare: “Nuk dua të jap detaje. Kur më tha, më dha edhe shumë liri. Tani e rëndësishme është që ai të jetë komod dhe i lumtur. Patjetër që do të lehtësohet dhe asgjë nuk do t'i gërryejë më shpirtin. Ai kishte frikë se mos njerezit nuk e pranonin sic ishte. Ishte i stresuar për këtë. Unë mendoj se njerëzit do ta pëlqejnë atë aq shumë sa më parë. Me të kaluarën tonë nuk merrem më. Nuk e fajësoj se si përfundoi mes nesh, shpresoj që ai tani të jetë më i qetë dhe në paqe me veten".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI