Flash

Mbledhje e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi më 27 shkurt, pritet marrëveshja për urën mbi Bunë

Lapsi.al 14 February 2023
Mbledhje e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi më

Në datën 27 shkurt do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Mali i Zi. Sipas burimeve për Report TV, mbledhja do të mbahet në Podgoricë, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dritan Abazovic do të diskutojnë projekte dhe çështje konkrete bashkpunimi midis vendeve.

Kujtojmë që kjo është mbledhja e dytë që realizohet mes qeverive, ndërsa në takimin mes dy kryeministrave në Ohër  vitin e kaluar, është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, edhe më datë 27 do të jetë prioritet dakortësia për realizimin e këtij projekti edhe në rrafshin financiar.

Synimi për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapsirë lundruese për jahtet dhe anijet do të diskutohet  gjithashtu në këtë mbledhje duke paraqitur projekte konkrete nga të dyja palët./Report Tv

Të këshilluara

9 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 395 testime, ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 4 të shëruar në 24 orët e fundit 14 Shkurt 2023 – Ministria e...

18:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI