Flash

Nuk i ktheu automjetin që i mori një personi, ndalohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Lapsi.al 14 February 2023
Nuk i ktheu automjetin që i mori një personi, ndalohet

Një 30-vjeçar është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim. I riu përmes mashtrimit ka marrë makinën një personi dhe nuk ia ka thyer më. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. B., 27 vjeç dhe L. R., 22 vjeç, të dy banues në Ballsh. Gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin “Adush Muça”, ata kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Të lidhur nga dashuria!

Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë edhe një aleat tjetër, Vodafone Albania, i cili ka menduar t’ua bëjë më të bukur dhe romantike këtë dit...

12:06

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme...

22:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI