Flash

Stoltenberg: Putin po përgatitet për sulme të reja

Lapsi.al 14 February 2023
Stoltenberg: Putin po përgatitet për sulme të reja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca duhet të sigurojë që Ukraina të marrë armët që i nevojiten “për të fituar këtë luftë” dhe se presidenti rus Vladimir Putin nuk po përgatitet për paqe, por përkundrazi “po përgatitet për më shumë luftë”.

“Ne nuk shohim asnjë tregues se presidenti Putin po përgatitet për paqe, ajo që shohim është e kundërta, ai po përgatitet për më shumë luftë, për sulme të reja.

Kjo është një luftë gjithëpërfshirëse, pra një betejë në nivelin logjistik”, shtoi ai, duke iu referuar nevojës së Ukrainës për më shumë armë dhe bisedime për furnizimin e mundshëm me avionë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi  ditën e djeshme se sulmi i ri rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, gati një vit pas fillimit të pushtimit rus, tashmë ka filluar.

“Ne nuk po shohim asnjë shenjë se Presidenti Putin po përgatitet për paqe.  Ajo që shohim është se Presidenti Putin dhe Rusia ende duan të kontrollojnë Ukrainën,” vuri në dukje ai.

“Ne shohim se ata po dërgojnë më shumë trupa, më shumë armë, ,” tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI