Flash

Të lidhur nga dashuria!

Lapsi.al 14 February 2023
Të lidhur nga dashuria!

Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë edhe një aleat tjetër, Vodafone Albania, i cili ka menduar t’ua bëjë më të bukur dhe romantike këtë ditë, duke iu mundësuar atyre një udhëtim, në dy nga vendet më të bukura të Italisë, për tre ditë, në datat 13-15 Shkurt. Njërit çift në Romë, ndërsa tjetrit në Milano.

Kanë qenë dy vajza ato që kanë fituar dy çmimet e shumëdëshiruara, të konkursit “Thuaj të dua me Vodafone”, që u organizua në faqen e Instagramit të Vodafone Albania, nga data 24 janar deri në 8 shkurt dhe ishte e hapur për të gjithë abonentët.

Kështu Erta Ferhati dhe Irisa Duka fituan mundësinë t’i bënin njeriut të tyre të zemrës një surprizë të paharrueshme për ditën e të dashuruarve.

Rregullat dhe hapat për t’u bërë pjesë e konkursit ishin të thjeshta: së pari, duhet të ishe abonent Vodafone; mbi 18 vjeç; t’i bëje follow faqes së @vodafonealbania në Instagram; të regjistroheshe e t’i përgjigjeshe saktë dhe shpejt pyetjes në këtë konkurs.

Aplikantët ishin të shumtë, por fitues këtë herë mund të ishin vetëm dy, që do të mund të udhëtonin në çift. Ata sot po shijojnë udhëtimin e ëndërruar në Milano e Romë.

Pa kaluar shumë kohë nga dhuratat e mëdha të fundvitit, Vodafone i ka shpërblyer sërish abonentët besnikë. Ndaj stay tuned sepse në ditë festash Vodafone mendon gjithmonë për të gëzuar e plotësuar dëshirat e klientëve të saj. #KudoMeVodafone... edhe kur dashuron!

Të këshilluara

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme...

22:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI