Flash

Video/ Barella e kritikon me gjeste, Lukaku tërbohet: “Mos guxo, qepe gojën"

Lapsi.al 14 February 2023
Video/ Barella e kritikon me gjeste, Lukaku tërbohet: “Mos guxo, qepe
Momente tensioni të lartë te Interi gjatë ndeshjes kundër Sampdorias në Marassi në Genoa. Në fund të pjesës së parë Lukaku dhe Barella patën një diskutim flagrant në mesin e fushës. Belgu i zemëruar foli fjalë shumë të ashpra shokut të skuadrës. Një sherr flagrant, i parë nga tifozët e pranishëm në stadium dhe i dëgjuar qartë edhe në transmetim. Në minutat e fundit të pjesës së parë të dy zikaltrit patën një diskutim të zjarrtë. Ato që shkaktuan sherrin verbal ishin gjestet plateale të Nicolò Barella. Mesfushori i drejtohet Romelu Lukaku, fajtor sipas tij se ishte i pasaktë. Përgjigja e ish-qendërsulmuesit të Chelseat ishte shumë e ashpër. Lexo më tej: Lukaku gabon një stopim Dzeko qesh në pankinë: tifozët të tërbuar me boshnjakun, video bëhet virale Lukaku nuk e kapërceu skenën e shokut të tij, për më tepër jo e para e një mbrëmjeje mjaft nervoze për të. Belgu menjëherë filloi ta qortojë me fjali shumë të forta të kapura nga kamerat: “Mjaft, mos guxo. Mos bëhet kështu, nuk bëhet kështu, qepe!!!“, i bërtiti qendërsulmuesi mesfushorit të kombëtares italiane. Megjithatë, Barella nuk u frikësua dhe vazhdoi të qortojë belgun, i cili në atë moment e rriti dozën: “Qepe gojën! Mjaft me ato krahë!”, e intimidoi ai. Në përpjekje për të interpretuar buzët e Big Rom, duket se një fyerje e rëndë i del nga goja...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI