Flash

Video/ Coman hesht Parisin, por nuk feston: Bayern fitues në Parc des Princes, Milan thyen tabunë Tottenham

Lapsi.al 14 February 2023
Video/ Coman hesht Parisin, por nuk feston: Bayern fitues në Parc des

Bayern Mynih fiton aktin e parë të supersfidës me PSG, duke bërë goditjen në Parc des Princes, në vajtjen e 1/8 të Champions. Vendosi ndeshjen një gol i Coman, i kompletuar nga një gafë e Donnarumma. Francezi nuk festoi, por PSG tani duhet të shkojë të fitojë në Bavari. Milan në ndeshjen tjetër, theu tabunë Tottenham, duke e mposhtur 1-0 me një gol të shpejtë të Brahim Diaz. Mjaftueshëm për të mposhtur Conte e të tijtë, por me ndeshjen krejtësisht të hapur në kthimin në Londër.

PSG 0-1 BAYERN MYNIH

Janë dy ndeshje brenda 90 minutave në përplasjen mes PSG dhe Bayern Mynih, ku gjermanët triumfojnë 1-0 e hedhin një hap drejt çerekfinaleve. E para, ajo pa Kylian Mbappé, me një dominim të konsiderueshëm nga Bayern. Skuadra e Nagelsmann kaloi përpara në fillim të pjesës së dytë me Coman. Ata mund të dyfishonin në të paktën tre raste. E dyta ajo me hyrjen në fushë të sulmuesit francez, që i vetëm trembi një ekip dominues deri atëherë. E është një çështje centimetrash (goli i Mbappe u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje fillestare nga Mendes) nëse PSG nuk mund të mbajë më të hapur një kualifikim të komprometuar rëndë.

Lexo më tej:PSG, lojtarët tensionohen me Galtier dhe drejtuesit: Marquinhos kritikon egër portierin Donnarumma

MILAN 1-0 TOTTENHAM

Mbrëmje feste për Milan që mposhti Tottenham, përballë 74 mijëve në Meazza, në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve. Pas rikthimit te fitorja në kampionat (1-0 ndaj Torinos), skuadra e Piolit bëri bis në ndeshjen më të rëndësishme. Ndeshja u orientua nga goli i shënuar pas 7 minutash nga Brahim Diaz. Theo Hernandez kaloi në fundore nga e majta dhe goditi në portë, Forster bllokoi por nuk mund të bënte asgjë në goditjen e Diaz. Në pjesën e parë Spurs nuk ishin asnjëherë të rrezikshëm, përveç një traversë jashtë loje të Kulusevskit. Në pjesën e dytë, De Ketelaere dhe Thiaw nuk shfrytëzuan dy mundësi të shkëlqyera për të dyfishuar epërsinë e kuqezinjve. Milan, megjithatë, mbajti larg anglezët zhgënjyes dhe presin me emocion rikthimin më 8 mars në Londër.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI