Flash

"Vrapon si ko*e para e mbrapa": Cassano telendis Barella, sherri me Lukaku ndan tifozët e Inter

Lapsi.al 14 February 2023
"Vrapon si ko*e para e mbrapa": Cassano telendis Barella, sherri me
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Bobo TV pas Sampdoria-Inter, Antonio Cassano sulmoi Nicolò Barella. Një situatë e tillë ka krijuar një përçarje mes tifozëve të Interit. Në rrjetet sociale është hapur debati për kualitetin e mesfushorit. Në minutat e fundit të pjesës së parë, ka pasur një debat mes Romelu Lukaku dhe Barella. Mesfushori u kthye nga belgu duke tundur krahët, duke u ankuar për një zgjedhje loje. Sulmuesi la veten të rrëmbehej nga nxehtësia e ndeshjes dhe iu përgjigj në të njëjtën mënyrë mesfushorit. Ndaj cështjes ndërhyri edhe Inzaghi, i cili nënvizoi se nuk i pëlqen të shohë këtë sjellje në fushë. E nuk mund të mungonte edhe reagimi i Antonio Cassano gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Bobo TV. Ish-futbollisti e sulmoi hapur mesfushorin italian: “Në pjesën e parë do ta kisha marrë Barella dhe do ta flakja jashtë: të çante ka*in. I duket vetja Zidane apo Iniesta: nuk bën një pasim. Vrapon si ko*e përpara e mbrapa dhe tund duart. Duke u përpjekur për të bërë diçka". Një sulm i ashpër i ish-lojtarit të Romës, Interit dhe Real Madrid, por që gjeti jehonë në gjysmën e tifozerisë zikaltër në rrjetet sociale.

PËRÇARJA E TIFOZERISË

Në fakt, tifozët e Interit e nisën debatin menjëherë pas përplasjes mes Barella dhe Lukaku. Një pjesë morën anën e italianit, të tjerët të belgut. Por fjalët e Cassano e nxitën edhe më shumë diskutimin. Për momentin, tifozeria është e ndarë në dy fraksione. Njëri mbron mesfushorin, tjetri e konsideron të mbivlerësuar. Në disa komente lexohet: “Barella na çau tra*in, në skuadër janë të paktën 6-7 më të fortë se ai. Ndaj duhet të qetësohet dhe të mos e mendojë veten fenomenin që nuk është”. Ata që e mbrojnë replikojnë: “Barella është lojtari më i fortë që ka Interi. Hiq Barella, skuadra ka mbaruar. Kushdo që nuk e kupton nuk e njeh futbollin”. Ndoshta është e vërtetë që mesfushori italian është nën ton, në krahasim me sezonet e fundit. Por është gjithashtu e vërtetë se ish-lojtari i Cagliari ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat. Barella ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Në një sezon plot angazhime, mesfushori është përgjigjur gjithmonë i pranishëm. Por kjo përçarje nuk është e mirë për mjedisin. Duhet kuptuar edhe sa e thellë është çarja e krijuar në dhomat e zhveshjes pas sherrit. Pavarësisht se gjithçka duket se është mbyllur.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI