Flash

Alda Klosi kërkon masë më të lehtë sigurie

Lapsi.al 15 February 2023
Alda Klosi kërkon masë më të lehtë sigurie

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi kërkon masë më të lehtë sigurie. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se është hedhur shorti, i cili ka vendosur që çështjen në Apel do ta shqyrtojë gjyqtarja Irena Brahimi.

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë para oficerit gjyqësor dhe fshehje pasurie.

Ish-zyrtarja kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit me argumentin se ka 2 fëmijë të mitur. Ajo ka deklaruar se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.

Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI