Flash

Calhanoglu, apel për Turqinë e tij të shkatërruar nga tërmeti: "Ju kërkoj të na qendroni pranë"

Lapsi.al 15 February 2023
Calhanoglu, apel për Turqinë e tij të shkatërruar nga

Asisti më i bukur i karrierës për Hakan Calhanoglu. Lojtari i Interit është në vijën e parë për të ndihmuar Turqinë e tij të shkatërruar nga tërmeti. Turku, në një monolog për Le Iene e transmetuar te Italia 1, kërkoi ndihmë: "Italia më ka mirëpritur dhe për fat të keq Italia e di mirë se çfarë do të thotë të jesh i goditur nga një tërmet. Kështu që unë nuk do të zgjatem, por ju kërkoj me me gjithë zemër, pavarësisht nga tifo, kombësia dhe besimi juaj, të na qëndroni pranë. Faleminderit".

Lexo më tej: Mertens e gruaja e tij ndihmojë në Turqi: ngarkojnë pako për viktimat e tërmetit

APELI TE ‘LE IENE’

“Unë quhem Hakan Calhanoğlu, jam futbollist dhe kam lindur në Gjermani, por një zemër turke rreh brenda meje… Jam martuar me një vajzë me origjinë turke. E po e rrisim vajzën tonë me vlerat e kulturës sonë. Unë jam me krenari kapiten i kombëtares turke sepse gjithmonë e kam menduar Turqinë si atdheun tim. Fatkeqësisht prej rreth 10 ditësh jeta ime ka ndryshuar. Sepse nën rrënojat e shkaktuara nga ky tërmet i tmerrshëm që të gjithë e kemi parë në televizion, bashkatdhetarët e mi, tifozët e mi por mbi të gjitha vëllezërit e mi, kanë nevojë për ndihmën tonë tani. Ndihmën e të gjithëve ne.

Italia më priti dhe për fat të keq Italia e di se çfarë do të thotë të jesh i goditur nga një tërmet. Ndaj nuk do të zgjatem. Por ju kërkoj me gjithë zemër, pavarësisht mbështetjes, kombësisë dhe besimit tuaj, të na qëndroni pranë. Faleminderit” përfundoi Calhanoglu.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI