Flash

Christian Atsu ende nën rrënojat e tërmetit: "Gjetëm këpucët e tij, por nuk po e lokalizojmë dot"

Lapsi.al 15 February 2023
Christian Atsu ende nën rrënojat e tërmetit: "Gjetëm

Christian Atsu është ende mes të zhdukurve pas tërmetit që shkatërroi Turqinë. Ish-mesfushori i Newcastle, që tani luan te Hatayspor, nuk është gjetur ende, siç konfirmoi menaxherja e tij Nana Sechere: "Nuk kemi qenë në gjendje ta lokalizojmë ende". Në orët e para pas katastrofës, federata ganeze kishte postuar në Tëitter për shpëtimin e lojtarit. Por lajmi nuk u konfirmua kurrë dhe menaxherja e lojtarit ndodhet në Hatay për të ndihmuar me kërkimet.

"Kanë kaluar disa ditë nga tërmeti dhe nuk e kemi gjetur ende Christian. Unë jam në vendin e tërmetit në Hatay me familjen e tij. Skenat janë të paimagjinueshme - thuhet në deklaratën e transmetuar në Sky Neës -. Dimë se ku ishte Atsu dhe gjetëm dy palë këpucë të tij. Sipas pamjeve termike nën rrënoja kishte shenja jete tek pesë persona, por konfirmimi i vetëm është me sy, dëgjim dhe zhurma. Për momentin ende nuk e kemi lokalizuar Christian”.

Lexo më tej: Atsu u deklarua i shpëtuar, klubi e përgënjeshtron: ngatërruan person, lojtari është ende nën rrënoja

Koha kalon dhe për Atsu, si për shumë njerëz të tjerë viktima të fatkeqësisë pas tërmetit në Turqi, shpresat për një fund të lumtur pakësohen. Megjithatë, menaxherja nuk dëshiron të dorëzohet dhe kërkon ndihmë: "I jemi mirënjohës të gjithë atyre që janë në terren për përpjekjet që po bëjnë. Por nevojiten urgjentisht më shumë burime. Gjërat po ecin ngadalë dhe shpëtimi vonohet, kështu humbasin jetë. Më vjen keq që Hatayspor nuk është në fushë me ne në kërkim të Atsu. Do të ishte jashtëzakonisht e dobishme".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI