Flash

Kurti: “Ballkani i hapur” i hap rrugën Rusisë dhe Kinës në rajon

Lapsi.al 15 February 2023
Kurti: “Ballkani i hapur” i hap rrugën Rusisë dhe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka specifikuar arsyet për të cilat konteston nismën e Ballkanit të Hapur. Kurti e cilësoi këtë nismë të ndikuar nga Serbia, për të cilën tha se dëshiron që Ballkani të jetë i hapur për Rusinë dhe Kinën.

“Me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk mund të ketë Ballkan të hapur pro serb dhe pro rus. Serbia dëshiron që Ballkani të jetë i hapur për Rusinë dhe Kinën siç është dhe vetë e hapur për fuqitë e lindjes dhe veri-lindjes” – tha Kurti në një intervistë për emisionin “Opinion”.

“Në procesin e Berlinit kemi platformën e bashkëpunimit rajonal nuk ka nevojë për dyzime të tjera. Le të shohim në këtë Ballkanin e hapur sa e mbyllur është Serbia për shqiptarët në Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc. Le të hapet Serbia si shtet kinse demokratik për shqiptarët ashtu mund të kontribuojë në Ballkanin e hapur evropian dhe demokratik” – tha Kurti.

Ai foli edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tregoi arsyet përse nuk ai nuk mund të zbatohet. Për Kurtin, Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe defunksioninin e shtetit.

“Propozimi është i bazuar në koncepte demokratike shumë të mira. Serbia në një farë mënyrë nuk pendohet për krimet e luftës. Është shtuar pjesa që do të trajtohet dhe ajo. Ka nevojë për sqarime të tjera. Propozimi bazë thotë pakicat kombëtare, nuk thuhet pakicat kombëtare në Kosovë. Është marrë paragrafi që i referohet pakicë kombëtare, por nuk ka pakicë vetëm në njërin shtet. Nuk është futur në detaje, gjithsej janë vetëm dy faqe” – tha ai.

“Është një marrëveshje që është nënshkruan në Bruksel para 10 vitesh dhe bën ndarjen në baza etnike. Asosacioni i komunave bëhet niveli i tretë i pushtetit. Bëhet një lloj entiteti që ka lidhje me Serbinë dhe komunat bëhen shtet brenda shtetit.

Kemi gjithsej 10 komuna, i bie çereku i territorit të Kosovës. Serbët në Kosovë janë 4%. Çfarë dëshiron është që të marrë më shumë territor të të drejtave. Serbia nuk dëshiron më shumë të drejta për serbët, por të materializojë këto të drejta. Qëllimi i Beogradit është i qartë, cenimi i integritetit territorial dhe defunksionalizim të shtetit” – tha Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shuhet ikona e Hollywood, Raquel Welch

Ikona e Hollywood, Raquel Welch, e cila u bë një seks simbol ndërkombëtar në vitet 1960, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Welch ndërroi jetë këtë të mërku...

21:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI