Flash

Kurti: E vërteta e marrëdhënieve të mia me Ramën

Lapsi.al 15 February 2023
Kurti: E vërteta e marrëdhënieve të mia me Ramën

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhëniet që ai ka me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë së Kosovës tha se ka marrëdhënie të mira me Ramën edhe pse ndajnë pikëpamje të ndryshme përsa i përket Ballkanit të Hapur.

“Nuk e durojmë dot njëri - tjetrin? Është përshtypja juaj. Kjo nuk do të thotë që biem dakord për gjithçka. Besoj që dallimi i cili që është i njohur janë raportet me Ballkanin Perëndimor. Unë besoj se Ballkani evropian dhe demokratik është mjaftueshëm i hapur, ndërsa Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm demokratik dhe Europian” – tha Kurti në emisionin “Opinion”.

Ai foli edhe për planin franko-gjerman se e pranon në parim atë, por ende ka pika të cilat duhen negociuar me Serbinë. Kryeministri i Kosovës thekson se kjo marrëveshje ndikon në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kjo nuk do të thotë njohje reciproke.

“Ne e pranojmë në parim, duhet të negociojmë. Nuk është i menduat si një propozim si marrëveshje finale. Por është një normalizim, por që parasheh njohjen de-facto, e kemi aty. Pa dyshim që është një njohje. Nuk është finale, është një marrëveshje bazike me marrëveshje e obligueshme”, - tha Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shuhet ikona e Hollywood, Raquel Welch

Ikona e Hollywood, Raquel Welch, e cila u bë një seks simbol ndërkombëtar në vitet 1960, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Welch ndërroi jetë këtë të mërku...

21:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI