Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Marc Anthony dhe modelja në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku

Lapsi.al 15 February 2023
Marc Anthony dhe modelja në pritje të fëmijës së tyre

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira tashmë po zgjerojnë familjen e tyre.

Çifti njoftoi se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. “Dhurata më e mirë e Shën Valentinit ndonjëherë!!! Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën tonë. ”, zbuluan ata në një postim të përbashkët në Instagram. Njoftimi vjen më shumë se dy javë pasi dyshja u martuan gjatë një ceremonie në Muzeun e Artit Pérez në Miami.

Miqtë e tyre më të ngushtë, duke përfshirë David dhe Victoria Beckham, Salma Hayek, Lin-Manuel Miranda dhe Luis Fonsi, ishin të pranishëm.

Marc dhe Nadia ndezën thashetheme për romancë pas një daljeje në Mexico City në 2022. Ata konfirmuan lidhjen e tyre përmes Instagramit me një selfie të bërë në një aeroplan në mars të atij viti. “Zoti t’iu plotësojë gjithçka që ju dëshironi”, shkroi ajo në postim. Këngëtari ka një familje të madhe duke përfshirë; binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme nga martesa e tij e mëparshme me Jennifer Lopez. Anthony gjithashtu ndan Cristian Marcus dhe  Ryan Adrian Muñiz me Dayanara Torres si dhe 28-vjeçarët Ariana dhe Chase, 27, me Debbie Rosado./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Megan Fox dhe Muchin Gun Kelly drejt ndarjes

Megan Fox thuhet se është "shumë e mërzitur" me Machine Gun Kelly pas një sherri gjatë fundjavës. Një burim ka treguar për 'People' se aktorja nuk flet për m...

15:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI