Flash

Protesta ditën që gjykata merr vendimin për PD/ Berisha: Do jetë epike

Lapsi.al 15 February 2023
Protesta ditën që gjykata merr vendimin për PD/ Berisha: Do

Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se duhet të përgatisin axhendën që më datë 3 mars t’i bashkohen protestës së opozitës.

Lexo më tej: Apeli kujtohet një ditë para protestës për gjyqin e PD-së, zbulon datën 

Berisha tha se protetsa ka si objektiv vetëm kryeministrin Edi Rama dhe nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës për drejtimin e PD.

“Së fundmi, u bëj thirrje shqiptarëve të programojnë të gjithë axhendën me datën 3 mars, do të jenë në Tiranë në një protestë epike për nga përmasat.

Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën.

Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera.

Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim.

PD e ka vendimin e gjykatës. Gjykimi është për të pranuar palë Alibashën. Nuk ka gjykatë, pse e bëri Blerina Muçi nën ndikimin e Edi Ramës dhe Yuri Kim, të tjerë nuk mund ta bëjnë një akt të tillë sepse përmbyset sistemi i drejtësisë nëse shpall palë atë që nuk ka qenë palë, ti hap rrugën e rrëzimit të çdo vendimi gjyqësor me urdhra politikë.

Objektivi ynë është Edi Rama, ky është një armik i egër që po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi ka kryer vepra të tmerrshme, akte të pabesisë ekstreme ndaj SHBA, NATO-s, sigurisë së tyre, por edhe akte antikushtetuese ndaj demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Oficeri i policisë dhunon qytetarin (VIDEO)

Një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat ...

12:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI