Flash

Sërish përjashtime nga Kuvendi për deputetët e PD-së, mes tyre edhe Berisha

Lapsi.al 15 February 2023
Sërish përjashtime nga Kuvendi për deputetët e PD-së,

Përjashtohet nga seancat plenare për të dytën herë për këtë sesion parlamentar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mësohet se Komisioni i Etikës ka marrë vendimin duke përjashtuar për 10 ditë Berishën dhe deputetin Flamur Noka nga seancat plenare, ndërkohë për Belind Këlliçin dhe Edi Palokën është marrë vendimi që të përjashtohen nga 5 ditë.

Ky vendim vjen pas tensioneve dhe debateve në seancën e fundit plenare, ku jashtë Kuvendit u mbajt dhe një protestë e thirrur nga opozita. Kjo është hera e dytë që Berisha përjashtohet brenda një harku kohor të shkurtër nga Kuvendi, ndërsa PS e ka akuzuar atë për fyerje ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe thyerje të rregullores.

Të këshilluara

Oficeri i policisë dhunon qytetarin (VIDEO)

Një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat ...

12:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI