Flash

Tifozë racistë? Ata që do e pësojnë janë klubet: në Brazil dënime ekzemplare për të përfshirët

Lapsi.al 15 February 2023
Tifozë racistë? Ata që do e pësojnë janë klubet:

Racizmi në botën e futbollit vazhdon të jetë një plagë e vështirë për t'u mbyllur. Nuk janë të rrallë episodet kur lojtarët sulmohen dhe ofendohen nga tribuna për ngjyrën e lëkurës ose kombësinë e tyre. Mjetet e përdorura nga federatat e ndryshme për të luftuar fenomenin (gjobat, mbyllja e sektorëve, etj.) duket se kanë pak efekt. E kështu në Brazil u vendos që të përdoret një lloj tjetër qasjeje, shumë më e rëndë. Ishte Confederação Brasileira de Futebol (CBF) që e njoftoi vendimin.

Për të luftuar dhe zhdukur fenomenin e racizmit në botën e futbollit duhen ndëshkime shembullore. Kështu, në Brazil u vendos të miratohet një sistem shumë më i ashpër ndëshkues. Ata që do e pësojnë janë klubet, tifozët e të cilëve do të përfshihen në këtë lloj episodi vulgar. Amerikanojugorët do të jenë të parët që miratojnë në rregullat e përgjithshme të garave mundësinë e ndëshkimit të klubeve me pikë penalizimi. Gjithnjë në rast të sjelljeve raciste ose diskriminuese nga ana e tifozëve të tyre. Një sanksion që do të hyjë në fuqi që në ndeshjet e Kupës më 22 shkurt.

Lexo më tej: Racizëm që në javën e parë të Serie A: gjobë 15 mijë euro për Veronën, por hetohen fyerjet ndaj Osimhen

FJALËT E PRESIDENTIT TË FEDERATËS BRAZILIANE

Presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, komentoi me kënaqësi vendimin e marrë nga federata: “Kemi vendosur të shkojmë më tej në ndëshkime, duke i hequr pikë një klubi në një nga garat tona”, shpjegoi ai. “Përveç sanksioneve sportive, duhet të gjejmë mënyrën që çdo akt racizmi apo diskriminimi të vdesë, jo vetëm në sport. Por që shkelësit të dënohen edhe me ligj”. Linjë shumë e ashpër, por që duhet parë a do të shërbejë për atë që u ngrit. Nëse më në fund do të ketë një bllokim për një fenomen tepër shqetësues.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI