Flash

Video/ Super Haaland tërheq Manchester City: Arsenal thyhet në Emirates dhe arrihet nga Citizens

Lapsi.al 15 February 2023
Video/ Super Haaland tërheq Manchester City: Arsenal thyhet në

Në rikuperimin e javës së dymbëdhjetë të Premier League, Manchester City fitoi 3-1 ndaj Arsenal dhe ndez luftën për titull. De Bruyne kaloi miqtë në avantazh në minutën e 24'. Saka barazoi me penallti në minutën e 42, por në pjesën e dytë golat e Grealish (72’) dhe Haaland (82’) mbyllën ndeshjen. Arteta arrihet në renditje nga mentori i tij Guardiola me 51 pikë. Gunners megjithatë duhet të rikuperojë edhe ndeshjen e javës së 7' kundër Everton në shtëpi.

Futet në fazën e nxehtë lufta për Premier League, me Manchester City që fitoi 3-1 ndaj Arsenal dhe e arrin në renditje. Sfidë me intensitet, mes dy kryesuesve, me nxënësin (Arteta) kundër mjeshtrit (Guardiola). Ritme shumë të larta që në fillim, me skuadra shumë të përqendruara. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 24', duke shfrytëzuar pasigurinë e Tomiyasu. 1-0 me të majtën brilante të Kevin De Bruyne. Reagim i zemëruar nga londinezët, që kërkuan menjëherë një mënyrë për të barazuar. Në minutën e 42' erdhi goli i 1-1, me Bukayo Saka që realizoi penalltinë e fituar nga Nketiah.

Lexo më tej: Klubet e Premier kërkojnë përjashtimin e Manchester City, Guardiola premton besnikëri: “Nuk largohem”

SUPER HAALAND

Në pjesën e dytë ndeshja u bë paksa nervoze. Pak para një orë loje u shënua një tjetër penallti, këtë herë për Citizens. Gabriel ndali në mënyrë të parregullt Haaland, por VAR pikasi pozicionin jashtë loje të norvegjezit. Formacioni i Guardiolës kaloi sërish në epërsi në minutën e 72', me një goditje të saktë nga Grealish. Diagonalja e numrit 10 mposhti Ramsdale, pas asistit të Gundogan. Dhjetë minuta më vonë rezultati u fiksua në 3-1, me Haaland që ishte fantastik brenda zonës. Vendasit u përpoqën të reagojnë dhe tentuan të shkurtojnë distancën, por ndeshja përfundoi 3-1. Kështu, Manchester City fitoi, duke u ngjitur në 51 pikë, aq sa Arsenal. Megjithatë, Gunners duhet të kompensojnë ende javën e shtatë të kampionatit, sërish brenda mureve të Emirates, kundër Evertonit (e planifikuar për 1 mars).

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI