Flash

Vuçiç dekoron Richard Grenell, njeriu i Trump për Kosovën

Lapsi.al 15 February 2023
Vuçiç dekoron Richard Grenell, njeriu i Trump për

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, dekoroi z. Richard Grenell, ish i dërguar i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, për, siç u tha “kontributin në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Presidenti serb i cili i ndau këtë dekoratë zotit Grenell në ditën e shtetësisë se Serbisë tha se zoti Grenell “është një nga njerëzit që jo rrallë është përpjekur të ketë një qasje shumë të drejtpeshuar që është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë sa i përket Kosovës. A mendon ai ndryshe nga ajo që mendon administrata amerikane? Jo tërësisht, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe”, tha presidenti i Serbisë.

“Faleminderit presidentit serb Aleksander Vuçiç, gjithë qeverisë serbe dhe popullit të Serbisë për këtë çmim të madh”, shkroi ndërkaq zoti Grenell, duke shpërndarë pamje nga një ceremoni në Beograd ku atij iu ndaj Urdhri i Flamurit.

Në vitin 2019 ish presidenti amerikan Donal Trump emëroi zotin Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.

Ai përqendroi përpjekjet për një normalizim marrëdhëniesh ekonomike ndërmjet palëve dhe në vitin 2020 u përplas me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që drejtonte qeverinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike.

Mospajtimet nxitën përçarje në koalicionin qeverisës të cilat çuan në rënien e qeverisë së parë të zotit Kurti.

Zoti Grenell ndërmjetësoi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve që u nënshkrua me 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish presidentit Donald Trump.

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrëveshjes së 4 shtatorit nderoi me urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – presidentin Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon./TCH

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një person në Gjirokastër

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në Gjirokastër. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet E. Xh., u gjet në lagjen “11 Janari”.  Nga këqyrja paraprake e trupit nuk ja...

18:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI