Flash

Deputetët e përjashtuar nga Kuvendi ankimojnë vendimin, shpjegon Këlliçi

Lapsi.al 16 February 2023
Deputetët e përjashtuar nga Kuvendi ankimojnë vendimin, shpjegon

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare, kanë kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi pranë Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë, duke thënë se është marrë në shkelje të kushtetutës.

Në një deklaratë për mediat para derës së Parlamentit, Belind Këlliçi u shpreh se kanë kërkuar që të futen në seancë deri në mbledhje të Byrosë dhe në daljen e vendimit.

“Kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës, dhe rregullorja e Kuvendit thotë që ky vendim sa kohë ankimohet, pezullohet deri në marrjen e vendimit nga Byroja. Në dijeni në tonë Byroja nuk është mbledhur.

Kemi njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit dhe Gardën, që të futemi dhe të marrim pjesë në seancë. Nëse mblidhet Byroja të njoftohemi dhe ta diskutojmë. Është hera e dytë që unë pezullohem nga seanca pa folur. Kjo është çmenduri e Ramës dhe Nikollës.

E kuptoj që McGonigal e ka tërbuar Ramën. U bë mbi një muaj kjo sjellje absurde. Çfarë mendon ky se do fitojë? Dua ta pres vendimin në seancë, çfarë problemi ka? Është kaq e thjeshtë! Byroja ka qëllim të na pengojë fjalën e lirë”, tha ai.

Të këshilluara

Shuhet ikona e Hollywood, Raquel Welch

Ikona e Hollywood, Raquel Welch, e cila u bë një seks simbol ndërkombëtar në vitet 1960, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Welch ndërroi jetë këtë të mërku...

21:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI