Flash

Nuk ka Fair Play Financiar që ndalon Chelsea: 'Le Parisien' zbulon çmendurinë e re të merkatos, Neymar

Lapsi.al 16 February 2023
Nuk ka Fair Play Financiar që ndalon Chelsea: 'Le Parisien'

Sirenat angleze po bien fuqishëm për Neymar. Todd Boehly, pronari i Chelsea, pasi ka paguar tashmë 500 milionë paund për të forcuar skuadrën, nuk ndalet akoma. Në shënjestrën e tij është Neymar, që ai dëshiron ta sjellë në Londër. Sipas ‘Le Parisien’, manjati amerikan është takuar me pronarin e PSG, Nasser Al-Khelaifi në Paris të martën. Në qendër të bisedimeve ka qenë një transferim i mundshëm i sulmuesit brazilian verën e ardhshme. Boehly është një admirues i madh i Neymar dhe nuk perceptoi te numri një i parizienëve një dëshirë të madhe për të mbajtur O'Ney.

Për më tepër, drejtuesit e lartë të PSG kërkojnë ‘vetëm’ 60 milionë euro. Një shifër që Chelsea nuk do të refuzonte ta hidhte në tavolinë në asnjë moment. Neymar është i lidhur me klubin e Ligue 1 me një kontratë deri në vitin 2025. Braziliani mbetet lojtari më i shtrenjtë në botë deri më sot.

Lexo më tej:Neymar, L’Equipe i vendos notën 3 e një gazetar e sulmon: “Është dështimi më i madh në historinë e futbollit”

Megjithatë, sipas ‘Le Parisien’, shanset e Chelsea për ta marrë brazilianin mund të varen nga Lionel Messi. Marrëveshja e argjentinasit skadon këtë verë dhe nuk është e sigurt që ai do të rinovojë kontratën me PSG-në. Megjithatë, nëse qëndron, klubi parizien do të ishte i gatshëm ta transferonte Neymar atë për një shifër të konsiderueshme, me Chelsea gati për marrëveshjen.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI