Flash

Video/ "Shteti 404", "këndoni himnin": lojtarë rusë e ukrainas u gjendën në një hotel në Turqi, plasi sherri

Lapsi.al 16 February 2023
Video/ "Shteti 404", "këndoni himnin": lojtarë

Fati është befasues dhe ka bërë që ekipi ukrainas Minaj të gjendej në të njëjtin hotel, në Turqi, me klubin rus Shinnik për shkak të tërmetit. Disa batuta të tepërta mes lojtarëve dhe shpërtheu sherri, që çoi 4 persona në spital. Klubet fajësojnë njëri-tjetrin, por në këtë situatë akuzat nuk është se kanë vlerë.

Klubi ukrainas sapo mësuan lajmin se rusët do të ishin aty, i komunikuan hotelit Royal Seginusdi në Antalia që qëndrimi i palëve të mos përkonte. Por padyshim diçka shkoi keq dhe lojtarët e gjetën veten në ambiente të përbashkëta. Një përleshje ishte e pashmangshme dhe vetëm ndërhyrja e policisë parandaloi katastrofën. Pikërisht kështu, sepse rrahja mes rusëve e ukrainasve ka qenë e egër. E konfirmon fakti që katër prej tyre përfunduan në spital. Ende nuk dihet sa prej tyre janë rusë apo ukrainas.

Por çfarë e shkaktoi sherrin në Turqi? Klubi ukrainas në mediat sociale i quan rusët "shteti 404". Në kontekstin e internetit kjo do të thotë "faqja nuk u gjet", duke treguar se Rusia është jashtë kësaj bote. Kjo shprehje mund të ketë qenë shkaku, edhe pse ukrainasit pretendojnë se ishin rusët të parët që provokuan. Ata fyen fillimisht një punonjës të hotelin dhe më pas një nga futbollistët e tyre. Gjithashtu njoftimi për shtyp i Minaj tregon se si futbollistët rusë e kishin vazhduar sherrin edhe duke u rrahur edhe me njëri-tjetrin.

Lexo më tej: Komentatorët amerikanë quajtën rus ukrainasin Malinovskyi: gruaja e tij vërsulet ndaj tyre

Natyrisht, versioni i Shinnik ndryshon. Lojtarët rusë thonë se ishin lojtarët e Minaj që i provokuan ata, duke iu imponuar të këndonin himnin kombëtar të Ukrainës. Madje ata sulmuan një prej rusëve në një ashensor. Është e qartë se e vërteta nuk do të dihet kurrë, por videoja ka bërë xhiron e internetit.

JA VIDEO E INCIDENTIT

https://youtu.be/TOShWYb0WnM

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI