Flash

Takimi mes Jorge Messi e drejtuesve të PSG ka shkuar keq: Lionel drejt lamtumirës në fund të sezonit

Lapsi.al 16 February 2023
Takimi mes Jorge Messi e drejtuesve të PSG ka shkuar keq: Lionel drejt

Sipas raportimeve nga L'Equipe, Lionel Messi është gjithnjë e më larg të ardhmes te PSG. Takimi i orëve të fundit mes babait të kampionit argjentinas, Jorge Messi dhe drejtuesve parizien nuk ka sjellë ndonjë progres. Negociatat janë intensive për rinovimin e kontratës, duke qenë se skadon në qershor, ndaj ky bllokim ka shumë domethënie. Për momentin Messi nuk e ka pranuar ende propozimin e rinovimit dhe thuhet se e ardhmja e tij është gjithnjë e më larg nga Franca. Një tjetër takim është planifikuar për ditët në vijim, por argjentinasi tundohet nga një aventurë te Inter Miami në Mls.

Lexo më tej: Messi e Ronaldo ‘shah’ në Arabinë Saudite: lajmi i bujshëm përcakton edhe skuadrën e argjentinasit

Problemet për PSG, me pak fjalë, nuk janë të lidhura vetëm me paraqitjet e fundit në fushë. Por gjithashtu kanë të bëjnë me atë që duket të jetë një thyerje e vërtetë mes Jorge Messi dhe klubit. Kjo hap mundësinë që në fund të sezonit të ketë një lamtumirë me parametër zero. Drejtuesit parizienë, nga ana tjetër, ende thonë se janë optimistë për zgjatjen e kontratës me Lionel. Ata janë të bindur se një marrëveshje mund të arrihet në javët në vijim. Por ideja e Messi është të provojë një eksperiencë në klubin e David Beckham.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI