Flash

Të ardhurat e Klasikes përfundojnë në Turqi: gjesti i bukur i Vllaznisë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Lapsi.al 16 February 2023
Të ardhurat e Klasikes përfundojnë në Turqi: gjesti i bukur

"Klubi i Futbollit Vllaznia, në kuadër të solidaritetit me të dëmtuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri, ka realizuar sot tansfertën e shumës prej 15,300 euro. Ato janë mbledhur nga të ardhuruat e ndeshjes Vllaznia - Tirana". Një komunikatë e thjeshtë e klubit kuqeblu ka njoftuar gjestin e bukur, të menduar që para Klasikes. Në shenjë solidariteti me të gjithë ata që u goditën nga tërmeti vdekjeprurës, drejtuesit e Vllaznisë zgjodhën pikërisht ndeshjen me Tiranën.

Jo vetëm sepse është Klasikja e futbollit shqiptar, por edhe se luanin kryesuesit, interesimi do të ishte i madh. E në fakt publiku shkodran u përgjigj me pjesëmarrje të rëndësishme. Ashtu si kishte njoftuar më parë, të gjitha të ardhurat kanë shkuar në ndihmë të Turqisë dhe Sirisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi shkodran tregon se ka realizuar transferimin e të gjithave të ardhurat që u fituan nga ndeshja drejt dy shteteve të prekura.

Lexo më tej: Video/ Penalltia e dyshimtë e Markut hap kampionatin: Vllaznia mposht Tiranën mes polemikave

15 mijë e 300 euro janë një shumë e rëndësishme, ndaj dhe klubi i Vllaznisë ka dashur të falënderojë tifozët e saj për këtë solidarizim. "Me këtë rast Klubi falenderon përzermërsisht të gjithë tifozat kuq e blu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi. Edhe gjithë të tjerët që nuk ishin prezent në stadium, por me blerjen e biletave kontribuan në mbledhjen e kësaj shume. Dhe njëherë, ne shprehim ngushëllimet tona për të gjithë viktimat e tërmetit. E i urojmë një rikthim sa më të shpejtë të sigurt, të të dëmtuarve, në shtëpitë e tyre".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI