Flash

Video/ Jovic shkatërron Sporting Braga: Fiorentina blindon kualifikimin, Qarabag i Xhixhës kalon Gent

Lapsi.al 16 February 2023
Video/ Jovic shkatërron Sporting Braga: Fiorentina blindon kualifikimin,

Fiorentina fiton ndeshjen e parë të playoff-it të Conference League kundër Sporting Braga, e shkatërruar 4-0. Italianët kaluan përpara në minutën e 46' me një goditje me kokë të Jovic. Serbi shfrytëzoi mirë asistin e Biraghi. Në fillim të pjesës së dytë, portugezët mbetën me dhjetë lojtarë, pas përjashtimit të Tormena (55'). Ndërhyrje e ashpër e tij ndaj Jovic. Sulmuesi goditi sërish në minutën e 60', duke shënuar dygolëshin personal. Goli i tretë erdhi nga këmbët e zëvendësuesit Cabral (79'). Po ai fiksoi pokerin në minutën e 90'. Ndeshja e kthimit në rendin e ditës më 23 shkurt.

Fiorentina siguroi një pjesë shumë të madhe të kualifikimit, duke dominuar ndeshjen e parë (4-0) ndaj Sporting Braga. Në shtesën e të parës, erdhi goli i avantazhit i Jovic, që legjitimoi 45′ të dominuara nga Viola. Skuadra e Italiano ishte pothuajse gjithmonë në kontroll të ndeshjes. Diferenca e vërtetë u bë kur Tormena u ndëshkua me të kuq në minutën e 55' për një faull ndaj serbit. Pastaj Jovic shënoi dygolëshin në minutën e 60'. Sapo hyri në fushë, protagonist u bë edhe Cabral. Gol në minutën e 79 e dygolësh në minutën e 90', pas një asisti të Ikoné. Kthimi pas një javë në Franchi.

XHIXHA BUZËQESH, XHAKA JO

Fiton minimalisht Qarabag, që thyen 1-0 Gent. Redon Xhixha pati 10 minutat në fund, por mori vetëm një karton të verdhë. Në transfertën me Trabzonspor, Taulant Xhaka luajti 90 minuta, por Basel u mund 1-0. Barazim pa gola mes Bodo/Glimt e Lech Poznan.

Europa Conference League Knockout Round Play-offs

Bodo/Glimt 0-0 Lech Poznan

Qarabag FK 1-0 Gent

SC Braga 0-4 Fiorentina

Trabzonspor 1-0 Basel

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI