Flash

Video/ Me 10 lojtarë, Lazio kalon Cluj: katër rezultate 1-0 në mbrëmjen e Conference League

Lapsi.al 16 February 2023
Video/ Me 10 lojtarë, Lazio kalon Cluj: katër rezultate 1-0 në

Lazio mposhti 1-0 Cluj në ndeshjen e parë të play-off të Conference League. Bardhekaltrit e teknikut Sarri bënë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e 1/8. Italianët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 15' për shkak të një faulli si lojtar i fundit i Patric ndaj Ermal Krasniqit. Rumunët e Cluj nuk e shfrytëzuan epërsinë e tyre numerike duke luajtur shumë të ndrojtur. Goli i ndeshjes mban firmën e Immobile. Sulmuesi i bardhkaltërve, para ditës së sotme, kishte shënuar vetëm një gol në katër muajt e fundit. Immobile e kishte shënuar golin e fundit më 4 janar kundër Lecce. Pas shtatë ditësh në Rumani kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Lexo më tej: Video/ Jovic shkatërron Sporting Braga: Fiorentina blindon kualifikimin, Qarabag i Xhixhës kalon Gent

Lazio lë kështu menjëherë pas humbjen në kampionat kundër Atalantës. Ciro Immobile rikthehet të shënojë dhe kualifikimi për në 1/8 është vërtet më afër. Jo aq për rezultatin e ngushtë, por për mungesën e forcës së Cluj. Rumundët, brenda një jave në Transilvani, duhet të ndryshojë taktikë dhe qëndrim për të shpresuar të përmbysin një deficit që me siguri 11 kundër 11 do të kishte qenë më i qartë. Pavarësisht se luajtën në inferioritet numerik për më shumë se 75', kryeqytetasit nuk e ndjenë lojtarin mangut. Të besuarit e teknikut Sarri shkuan shumë më afër dyfishimit të epërsisë, sesa Cluj te barazimi.

CONFERENCE LEAGUE

Lazio-Cluj 1-0 (45 + 4' C. Immobile)

Ludogoretz-Anderlecht 1-0 (9’ Rodrigues)

Sheriff-Partizan 0-1 (45’ Ricardo Gomes)

AEK-Dnipro 1-0 (84’ Garcia)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI