Flash

VIDEO/ Të rinjtë e FRPD presin Ramën me protesta para Tv Klan

Lapsi.al 16 February 2023
VIDEO/ Të rinjtë e FRPD presin Ramën me protesta para Tv Klan

Një grup të rinjsh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë mbledhur para Tv Klan mbrëmjen e së enjtes. Shkak është bërë mbërritja e Ramës për një intervistë në emisionin “Opinion”.

Të rinjtë thanë se nuk do t’i ndahen kryeministrit kudo që ai të jetë. Rama zgjodhi një derë tjetër për të hyrë në TV Klan dhe të rinjtë e akuzuan se sërish kreu i qeverisë iu shmang përballjes me qytetarët.

Pranë tyre janë grumbulluar forca të shumta të policisë të cilat u kanë kërkuar të largohen. Pasi dështuan të përballen me Ramën, të rinjtë u larguan paqësisht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI