Flash

Vrau mizorisht ish-bashkëshorten, prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për autorin

Lapsi.al 16 February 2023
Vrau mizorisht ish-bashkëshorten, prokuroria e Fierit kërkon burg

Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit. Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”; 15 vite burg për armëmbajtje pa leje”, 2 vite burg për “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 vit burg për “prishje e qetësisë publike”.

Kujtojmë se mbrëmjen e 10 tetorit 2021, Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten, për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Të këshilluara

Aksident me dy të plagøsur në Fushë Krujë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotme në kryqëzimin e Niklës, në Fushë-Krujë. Sipas njoftimi të policisë nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar...

12:07

Spiropali, kritika për opozitën shqiptare

Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se deputetët e opozitës po mbrojnë një non-grata duke b...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI