Flash

13 vite burg për spiunin rus në ambasadën britanike në Berlin

Lapsi.al 17 February 2023
13 vite burg për spiunin rus në ambasadën britanike në

Një spiun rus, i cili punonte si roje sigurie në ambasadën britanike, është dënuar me 13 vite e dy muaj burg. 58-vjeçari David Ballantyne Smith u shpall fajtor për tetë akuza, por pretendoi se ai nuk shkaktoi qëllimisht ndonjë dëm. Ai do ta vuajë dënimin në Gjermani ose në Mbretërinë e Bashkuar.

Smith deklaroi se ishte në depresion, i vetmuar dhe nën varësinë e pijeve alkoolike kur nisi të zbulonte sekretet e ambasadës.

“Ishte detyra juaj të siguroheni që ambasada të ishte e sigurt dhe stafi i saj të sigurt. Ishte shkelja më e dukshme e besimit të vendosur ndaj jush”, tha gjykatësi.

David Ballantyne Smith, gjatë takimit të tij me "Irina"

Smith u dha zyrtarëve rusë emra, fotografi dhe detaje personale të stafit të ambasadës, si dhe dokumente sekrete, duke përfshirë korrespondencën me kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson.

Ai gjithashtu filmoi një shëtitje të gjerë rreth ambasadës e cila zbuloi planimetrinë e ndërtesës dhe zyrave të saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI