Flash

Agron Shehaj publikon VIDEO-n: Policia e Ramës sulmon bizneset e mia për herë të katërt

Lapsi.al 17 February 2023
Agron Shehaj publikon VIDEO-n: Policia e Ramës sulmon bizneset e mia

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër goditje nga policia drejtuar biznesit të tij.

Sipas Shehajt, kjo është hera e katërt që policia kryen veprime të kundraligjshme duke mësyrë në bizneset e tij pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate.

‘Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë: 

Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit.

Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot.

Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi.

Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë quackë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA.

Të këshilluara

Aksidentet rrugore u ulën në janar

Aksidentet rrugore kanë vijuar tendencën e tyre rënëse të ndjekur gjatë vitit 2022 edhe në muajin e parë të 2023-it. Të dhënat e Institutit të Statistikave t...

14:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI