Flash

Arrestohet “skifteri” 25-vjeçar në Berat

Lapsi.al 17 February 2023
Arrestohet “skifteri” 25-vjeçar në Berat

Një 25-vjeçar nga Berati është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia. Në kuadër të operacionit policor të koduar “The shadow” u vu në pranga Andrea Zerollari.

Sipas policisë, Zerollari ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit, për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa.

Janë dokumentuar 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit, ku kishte grabitur vlera monetare dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Zerollari, i dënuar 3-herë më parë për vjedhje, u kap në flagrancë gjatë tentativës për t’u futur në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”.

Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia, që kishte siguruar në rrugë operative informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme. Policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, që dyshohet se autor është Zerollari.

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 435 testime, ka 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 17 Shkurt 2023 – M...

19:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI