Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kris Jenner nxit aludimet se është fejuar me Corey Gamble

Lapsi.al 17 February 2023
Kris Jenner nxit aludimet se është fejuar me Corey Gamble

Kris Jenner ka ndezur thashethemet se ajo është fejuar me të dashurin Corey Gamble.

Përmes rrjetit social,Instagram, Kris postoi një foto të një unaze Ditën e Shën Valentinit. Menjëherë fansat  patën reagime të ndryshme për kuptimin e unazës. Një person shkroi: “A e keni parë historinë e fundit të Kris në Instagram? Një unazë e re prej tij? Të fejuar?” "Po mendoja për fejesë," shkroi një tjetër, përpara se një i tretë të shtonte, "Një dasmë. Kris tingëllon si përmbajtje argëtuese për shfaqjen."

 

Një ekspert bizhuterish tha për median se unaza është një prerje zemre prej afërsisht 10 karatësh. “E përshtatshme për familjen mbretërore të Kardashian, unaza e Kris Jenner duket si një prerje zemre prej afërsisht 10 karatësh, me diamante në të dyja anët”, shtoi eksperti, duke vënë në dukje se çmimi mund të jetë mbi 1.2 milionë dollarë.

Dyshja, të cilët janë në lidhje që nga viti 2014, vitin e kaluar u përfolën se ishin martuar fshehurazi pasi vajza e saj Khloé Kardashian  vuri re një unazë diamanti në gishtin e Jenner. "Kam dëgjuar nga kaq shumë njerëz që jeni martuar fshehurazi," i thotë Khloé, mamasë së saj në një episod të "The Kardashians" të Hulu, për të cilën Jenner u përgjigj duke qeshur: "Jo, nuk jam martuar fshehurazi. “Mendon senëse unë do të martohem dhe nuk do të bëj një festë të madhe? Jo, Khloé, nuk jam martuar fshehurazi. Betohem në Zot, për të gjithë fëmijët dhe babin e mi.” Ndërsa është e paqartë nëse dyshja janë fejuar në këtë kohë, Jenner dhe Gamble, 42 vjeç, jetojnë së bashku në një rezidencë luksoze në Calabasas, që ndodhet ngjitur me Khloé's./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohet diagnoza e saktë e Bruce Willis

Emma Heming Willis njoftoi në emër të fëmijëve të Bruce Willis se aktori është diagnostikuar me demencë frontotemporale pasi fillimisht u diagnostikua me afazi....

14:41

Chiara Ferragni dhe Fedez drejt divorcit?

Kanë ikur kohët kur Fedez citonte qenin e Chiara Ferragni në këngën e tij "Vorrei ma non posto", duke ngjallur kureshtjen e saj dhe duke filluar të flirtonte me...

10:41

Zbulohen prezantuesit e "SAG 2023"

SAG-AFTRA zbuloi  aktorët që do të prezantojnë në ceremoninë e ardhshme, duke përfshirë të nominuarat Emily Blunt (The English) dhe Jessica Chastain (George &am...

15:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI