Flash

"Rama kryeministri më i korruptuar"/ A është në rregull Alison Guerreiro?

Lapsi.al 17 February 2023
"Rama kryeministri më i korruptuar"/ A është në

Alison Guerreiro, ish e dashura e tradhëtuar e Charles McGonigal, zyrtait të arrestuar të FBI-së ka dhënë sërish një intervistë për mediat ameriakne, për lidhjen e kryeministrit shqiptar me njeriun me të cilin ajo ndante shtratin. Këtë hetë për “One America News”, ajo është shprehur se “Edi Rama eshte ndoshta politikani me i korruptuar per te cilin kam degjuar”.

LEXO ME TEJ:

“Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë” 

Ajo ka rrefyer se McGonigal, i cili dysgohet se ka marrë parq për të punuar në dëm të opozitës shqiptare në SHBA- i dërgonte shpesh foto me kryeministrin kur ishte në vendin tonë. "Mendoja se ata janë një vend aleat i NATO-s, ndjeja se ata po vinin te FBI, te vendi ynë, që t’i ndihmojmë të çrrënjosin korrupsionin. Por rezulton se Charles, pasi lexon aktpadinë, nuk kishte asnjë qëllim që të çrrënjoste korrupsionin" ka shtuar ajo.

Dhjetë ditë më parë, Alison Guerreiro, foli edhe për Euronews Albana për të treguar marëdhënien e ish të dashurit të saj me Ramën. Gajtë intervistës me gazetaren Jonida Shehu ajo përmendi shpesh alkoolin, faktin se kur kishte deponuar për McGonigal ishte e dehur dhe një ditë pasi i kishte thënë këto shkruajti një status që për këtë intervistë kishte marrë para.

Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën 

Kjo bëri që ministret e kabinetit rana ta quanin atë të pabesueshme, mediat pranë qeverisë ta linçonin dhe së fundi vetë kryeministri në intevistën në Opinion ta tallte: "Ç'pret nga një grua që thotë publikishte lëre se e kam dhjerë" tha Rama. 

Në fakt në tre intervista që ka dhënë deri më tani, dy për shtypin amerikanë dhe një për atë shqiptar, Alison Guerreiro është dukur pak e dezikuilibruar.

Por qoftë efektet që alkooli ka lënë tek ajo, qoftë gjendja e saj psikologjike, as nuk përbëjnë një provë se Rama është i pa fajshëm, as dhe aq më pak një alibi se ai nuk është i tillë ngaqë po e akuzon një dëshmitare e pabesueshme. Në këtë pikë verdiktin e kanë dhënë mediat më prestigjoze të globit.  Washington Post shkruan se “McGonigal u zhyt deri në fyt në një marrëdhënie sekrete me Ramën“, kurse New York Times përforcon: “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Uashingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani”.

Afera McGonigal/ Pse propaganda e Rilindjes nuk ta ngref 

Pra pas këtyre pohimeve askush nuk do kishte nevojë për të shpikur dëshmitarë. Prandaj dëshmitë e Alison duhen lexuar si rrëfime pikante të një të dashure të tradhëtuar, e cila ka qenë në djeni të miqësisë, telefonatave të shumta dhe darkave në restorante luksoze që konsumonin Rama dhe Mc Gonigal. Ajo mund të prodhojë klikime, mund të kuriozojë lexuesit vuajeristë, por as mund të fajësojë as mund të lehtësojë askënd. Prandaj dhe çdo përpjekje për ta ridikulizuar atë si një dëshmitare penale çka nuk është, përbën një përpjekje të kotë.    

©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI