Flash

Takimi i radhës Kurti – Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel

Lapsi.al 17 February 2023
Takimi i radhës Kurti – Vuçiç më 27 shkurt në

Bashkimi Evropian bëri të ditur se shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell ka ftuar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt.

Në një njoftim të shërbimit të Jashtëm të BE-së thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Në njoftim thuhet se takimi do të përqendrohet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e tyre se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Në janar të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t'i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje në bazë të propozimit ndërsa u thanë se duhet të deklarojnë deri në mars nëse e pranojnë planin ose do të përballen me pasoja.

Udhëheqësit e të dyja vendeve thanë se e pranojë në parim propozimin./Voa

Të këshilluara

Aksidentet rrugore u ulën në janar

Aksidentet rrugore kanë vijuar tendencën e tyre rënëse të ndjekur gjatë vitit 2022 edhe në muajin e parë të 2023-it. Të dhënat e Institutit të Statistikave t...

14:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI