Flash

Vuante nga kanceri, ndërron jetë kryebashkiaku i Janinës

Lapsi.al 17 February 2023
Vuante nga kanceri, ndërron jetë kryebashkiaku i Janinës

Kryetari i Bashkisë së Janinës, Moisis Elisaf, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Sipas mediave vendase, Elisaf në nëntor shkoi në Athinë për t’u trajtuar por kanceri u përhap me shpejtësi dhe nuk mund ta mposhte.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për qytetin, në të cilin ai e ka shërbyer si mjek, si pedagog, por edhe si kryetar bashkie, ku u përzgjodh në vitin 2019, për fat të keq ai nuk arriti ta përfundoj mandatin e tij për shkak të sëmundjes që i mori jetën.

Moisis Elisaf lindi në vitin 1954 në Janinë. Prindërit e tij ishin të mbijetuar të Holokaustit, të cilët arritën t’i shpëtonin dëbimit në të cilin shumica e hebrenjve të Janinës u dërguan në Aushvic, ku vetëm 9% e komunitetit mbijetoi. Ai kishte studiuar për mjekësi në Universitetin e Athinës dhe ishte specializuar për patologji. Ai ishte profesor i patologjisë në Universitetin e Janinës dhe kryetar i Komunitetit Izraelit të Janinës dhe anëtar i Bordit Drejtues të Këshillit Qendror Hebre të Greqisë.

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 435 testime, ka 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 17 Shkurt 2023 – M...

19:51

Digjet një shtëpi në Kolonjë

Një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme dhe për pasojë në të ka dëme të shumta materiale. Fatmirësisht falë ndërhyrjes ...

18:36

Shijak, plagoset me thikë një i ri

Një i ri është plagosur më thikë në Shijak. Mësohet se ai ka marrë plagë në shpatull pasi është goditur nga pas. "Rreth orës 17:00, në lagjen"Popullore", Shi...

18:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI