Flash

Abuzoi me shqiptaren, u dënua 9 vjet: Italia i kërkon Brazilit ekzekutimin e burgimit për Robinho

Lapsi.al 18 February 2023
Abuzoi me shqiptaren, u dënua 9 vjet: Italia i kërkon Brazilit

Qeveria italiane i ka kërkuar Brazilit të zbatojë dënimin me nëntë vjet burg ndaj ish-futbollistit Robinho, i dënuar për përdhunim. Informacioni u zbulua ekskluzivisht nga portali Uol, duke cituar urdhëresën. Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, e firmosi kërkesën më 24 janar. Ai ia dërgoi qeverisë braziliane në rrugë diplomatike më 31 të po këtij muaji. Autoritetet italiane kërkojnë gjithashtu që të zbatohet dënimi ndaj Ricardo Falco, mikut të ish-sulmuesit të Milanit.

Të dy u dënuan në Itali për përdhunimin e një vajze të re shqiptare. Ngjarja ndodhi në Milano më 22 janar 2013. Nordio - siç raportohet nga Uol - kërkon "që çështja t'i dorëzohet autoritetit gjyqësor kompetent brazilian. Vetëm kështu mund të autorizohet, në përputhje me ligjin brazilian, ekzekutimi i dënimit me nëntë vjet burg. Ky dënim u vendos ndaj Robson de Souza (Robinho) nga Gjykata e Milanos në 23 nëntor 2017”.

Lexo më tej: Robinho nuk ekstradohet, e ndalon ligji: për dhunën sek*uale ndaj shqiptares mund të burgoset në Brazil

Qeveria italiane shpjegon se Ministria e Drejtësisë i kërkoi Brazilit të ekstradonte Robinhon dhe Falcon në shtator të vitit 2022. Një kërkesë e refuzuar nëntorin e kaluar, për shkak se neni 5 i Kushtetutës braziliane ndalon ekstradimin e shtetasve të saj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI