Flash

“Gruda ka veti që rrallë lojtarë i kanë”: Martini ekzalton talentin e tij, Hallaçi qan gabimin e bërë

Lapsi.al 18 February 2023
“Gruda ka veti që rrallë lojtarë i kanë”:

“Më gëzon shumë fitorja. Kishim shumë mungesa a të dëmtuar, gjendje gripale. Edhe ata në fushë kishin ngërçe herë pas herë, se ka pasur ngarkesë dhe të njëjtët lojtarë kanë luajtur kohët e fundit. Por edhe atë që u futën e justifikuan mjaft mirë dhe i komplimentoj djemtë për fitoren”. Edi Martini vazhdon të grumbullojë pikë vendimtare për mbijetesën. Teuta e tij, pas fitores 1-0 me Kukësin, ka dalë vetëm një herë pa pikë në nëntë takimet e fundit.

Shpëtimi duket më pranë, edhe pse rreziku, sipas teknikut shkodran, ende nuk është larguar: “Këtu një apo dy humbje të ulin kur nuk e mendon. Por me dy fitore ngjitesh lart. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, jo euforikë – tha Martini -. Pikët i kemi marrë me mund. Të mos mendojmë për shumë larg se ndonjëherë e pëson. Jam shumë kokëfortë që duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, pastaj të shohim në fund”.

Në fund një compliment edhe për Grudën, që vendosi ndeshjen me golin e minutës së 25. Lojtari e kaloi topin me një parabolë mbi Tafas, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes: “Gruda mund të luajë nga krahët e në sulm. Unë i di vetitë e Grudës, janë të jashtëzakonshme, është djalë shumë i mirë, punon, duhet të punojë edhe më tepër, se me pak stërvitje duhet të ecë përpara se ka veti që rrallë futbollistë i kanë”, e mbylli Martini.

HALLAÇI: SOT KEMI BËRË NJË GABIM TË MADH

“Skuadra prodhoi futboll të mire. Më vjen keq për golin duhet të kishim shfrytëzuar rastet. U afruam nga krahët, mendoj që skuadra qëndroi në ekuilibër. Barbosa luajti mirë. Donte të shënonte gol sepse ka qenë i ngarkuar, mu bë qejfi që e mori ai për ta gjuajtur. Por është rënduar gjatë ndeshjes dhe është normale për një futbollist”. Rrahman Hallaçi i del në mbrojtje sulmuesit të tij, pas humbjes 1-0 me Teutën. Kukësi, për herë të dytë në tre ndeshjet e fundit, dëmtohet nga veprime individuale, si braziliani që humbi penalltinë e 1-1 të mundshëm.

“Kemi bërë një hap mbrapa - tha Hallaçi -. Duhet të ecnim përpara dhe vështirësia është edhe më e madhe. Nuk jemi dorëzuar, sot kemi bërë një gabim të madh, është e pafalshme që dolëm pa pikë. Shpresoj të rikthehemi tek fitorja, tani është një punë e madhe për mua dhe stafin. Duhet të dalim nga kjo situatë, duhet të ulim kokën dhe të punojmë. Nuk dua të flas për arbitrat. Unë u tensionova një moment nga ndeshja dhe kërkoj falje sepse unë nuk jam i tillë por këto i ka loja”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI